LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 14:02

I fundit, Meta reagon pas lajmit për Berishën

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale menjëherë pas përhapjes së lajmit për rishikimin dhe heqjen e sanksionit “non grata” ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Meta e ka cilësuar vendimin e marrë pesë vite më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një skenar të mirëfilltë kriminal të ndërtuar kundër opozitës shqiptare.

Në qëndrimin e tij publik, kreu i Partisë së Lirisë ka nënvizuar se koha vërtetoi plotësisht paralajmërimet e tij institucionale të bëra gjatë periudhës kur ushtronte funksionin e kreut të shtetit.

“Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Meta.

Më tej, ish-Presidenti ka lidhur drejtpërdrejt vendimmarrjen e vitit 2021 me zhvillimet e mëvonshme investigative në SHBA, duke përmendur çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së. Sipas Metës, e ashtuquajtura “Afera McGonigal” shpjegon qartë skandalet dhe financimet e përdorura për të goditur e përçarë opozitën shqiptare, përmes korruptimit dhe keqpërdorimit të zyrtarëve të lartë në dëm të demokracisë së vendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE