LAJME / E Martë 10 Shkurt 2026, 20:08

I FUNDIT – E PABESUESHME, Rames i kerkohet ne gjykate pushimi nga puna i Dielles

Aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel dhe AKSHI-n, dhe kërkon pezullimin e ministres së Prokurimeve Publike, Diella.

Siç edhe Dosja ka raportuar më herët, imazhi i Diellës është një rikrijim në avatar i pamjes së aktores Anila Bisha.

Në padinë e aktores 57-vjeçare kërkohet marrja e masës së sigurimit që mos të përdoret më imazhi i aktores deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Kontrata mes Kompanisë Aleat dhe aktores Anila Bisha kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025, dhe përfshinte vetëm lejen për përdorimin e imazhit për asistenten virtuale Diella, në e-albania, e jo për ministren Diella.

? Çfarë deklaroi atëhere Anila Bisha për Opinion?

Anila Bisha: Kontratën për një vit e kam. Diella e e-Albania është deri në dhjetor 2025.

Blendi Fevziu: Po nga ana juridike si zgjidhet kjo, mbaroka Diella në dhjetor?

Anila Bisha: Bëhet Diella portreti im, por Diella mund të jetë…

Tani e vetmja pyetje qe mbetet, a do e hetoje SPAK Diellen se ka abuzuar me detyren, duke mbajtur imazhin e aktores pertej kontrates se bere per perdorimin e ketij imazhi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE