LAJME / E Diel 16 Nëntor 2025, 06:06

I ftohti polar prek Mesdheun, reshje shiu dhe ulje temperaturash edhe në Shqipëri

Fillimi i javës që vjen duket se do të sjellë mot të lagësht dhe temperatura të ulëta.

Ditët me diell duket se do të marrin fund nga e hëna, pasi reshjet dhe temperaturat dimërore prite të pushtojnë gjithë rajonin, sipas mediave italiane.

Shenjat e para do të fillojnë të shfaqen midis të martës dhe të mërkurës, me aktivizimin e një sistemi të parë me presion të ulët mbi pellgun e Mesdheut, i cili do të shkaktojë shira dhe mot të keq.

Ndërkohë në fundjavën e javës që vjen, pritet që temperaturat të ulen ndjeshëm, ku në Tiranë do të shkojnë te afro 15-16 gradë maksimumi.

Pritet që e gjithë java që vjen të sjellë reshje të herëpashershme shiu kryesisht në Shqipërinë e Mesme.

Ndërkohë në zonat Jug-Lindore dhe ato malore në përgjithësi do të ketë temperatura të uleta që shkojnë minimalisht në 5-6 gradë celsius.

Sipas mediave italiane moti i keq dhe temperaturat e ulëta pritet të përfshijnë gjithë rajonin këtë javë që vjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE