LAJME / E Martë 16 Qershor 2026, 13:01

I diagnostikuar me diabet, dje para se t`i hipte skafit injektoi insulinën dhe/ DETAJE nga aksidenti tragjik në Ksamil që i mori jetën 22-vjeçarit

Kanë dalë në dritë informacione të reja lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar një ditë më parë në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, rreth orës 18:30, në zonën e Gjirit të Ksamilit. Sipas të dhënave paraprake, i riu vuante prej vitesh nga diabeti, një sëmundje me të cilën ishte diagnostikuar që në moshën 15-vjeçare. Mësohet se prej rreth dy vitesh ai trajtohej rregullisht me insulinë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se pak para se të përdorte mjetin lundrues, 22-vjeçari kishte marrë dozën e insulinës. Sipas specialistëve të shëndetësisë, ky faktor mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij fizike dhe në aftësinë për të kontrolluar mjetin në momentet para aksidentit.

Pamjet e incidentit, të cilat janë publikuar në rrjet, janë filmuar nga një velierë e huaj që ndodhej e ankoruar në Gjirin e Ksamilit. Në video shfaqen momentet e përplasjes me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, ngjarje që po hetohet për të përcaktuar me saktësi dinamikën dhe përgjegjësitë.
Ndërkohë, trupi i të riut është transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhen ekzaminimet përkatëse që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Albiano Kreçi ishte djali i vetëm i familjes dhe kishte dy motra. Humbja e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin ku jetonte, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar çdo detaj që lidhet me aksidentin fatal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE