LAJME / E Premte 27 Mars 2026, 18:06

“I dhuruat Ramës 83 mandate”/ Flutura Açka shpërthen ndaj Berishës: Nuk keni as moral dhe as…

Ish-deputetja e PD-së Flutura Açka, ka shpërthyer ndaj lidershipit të PD-së, duke i kujtuar luftën e brendshme në Partinë Demokratike dhe përjashtimin e një pjese të madhe të tyre, për shkak se ishin pozicionuar në krahun e Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Açka shkruan se pavarësisht se i përjashtuan, sërish lidershipi i PD-së, po shkon në fjalët e kundërshtarëve të tyre brenda partisë.

Po ashtu, ish-ligjvënësja demokrate hedh akuza se drejtuesit aktual të PD-së, se i dhanë Ramës fitoren me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Të paktën po vini, prapë vjedhurazi, te fjalët tona! Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë, as ajo tjetra për ndjesën ndaj nesh:

Nuk keni as dukë, as oratori, as besnikëri, as moral, as fuqi mentale, as ide politike. Hilera po.

Ju i dhatë Edi Ramës 83 mandate më 27 korrik 2024, që t’jua kujtoj, është ajo dita që votuat të përjashtoni një shkrimtare! Çeta Përr-Përr“, shkruan Flutura Açka,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE