
Sulmet ajrore amerikane dhe izraelite kanë goditur një qytet port iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, raportoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli “kryen një sulm kriminal në skelën Bandar Khamir, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur katër të tjerë”.
“Armiku amerikano-zionist kreu një sulm kriminal në kalatën e Bandar Khamir, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur katër të tjerë”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Një seri shpërthimesh të forta u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin iranian, tha një gazetar i AFP-së.
Shpërthimet u dëgjuan në veri të Teheranit dhe tymi u pa duke u ngritur nga zonat e prekura në verilindje të qytetit. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë u godit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
