
Një grua 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në banesën e saj në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore për të kryer veprimet e para hetimore.
Sipas Zahitit, me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ‘Hetim mbi vdekjen’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, deklaroi Zahiti.
Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë të ditura rrethanat e vdekjes së 76-vjeçares, ndërsa rezultatet e obduksionit dhe hetimet pritet të ndihmojnë në sqarimin e plotë të rastit.
Policia, në koordinim me Prokurorinë, po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
