LAJME / E Enjte 16 Korrik 2026, 17:05

Ngjarje tragjike në Podujevë, ka të vdekur!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së martës në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga një objekt.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, Policia ka pranuar informatën rreth orës 14:00, ndërsa menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor.

Pavarësisht intervenimit të shpejtë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit,” deklaroi Pllana.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimës dhe as rrethanat në të cilat ndodhi rënia.

Grupi hetimor, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po zhvillon veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

Policia pritet të dalë me informacione shtesë pas përfundimit të hetimeve fillestare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE