LAJME / E Enjte 4 Qershor 2026, 03:03

HORROR NË UJË: Peshkaqeni kafshon adoleshenten në këmbë, momenti dramatik është filmuar (VIDEO)

Dramë në plazh në Florida: Adoleshentja sulmohet nga peshkaqeni në ujë të cekët

Një ngjarje e rëndë është raportuar në plazhin Boca Grande në shtetin amerikan Florida, ku një adoleshente është sulmuar nga një peshkaqen teksa ndodhej në ujë të cekët.

Sipas informacioneve, 15-vjeçarja Lea Lander ishte në ujë deri në gjunjë kur papritur ka ndjerë një goditje të fortë në këmbë. Më pas është konfirmuar se bëhej fjalë për një kafshim nga peshkaqeni.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku uji nuk ishte i thellë, duke shkaktuar panik te pushuesit që ndodheshin në plazh. Në video shihet momenti i shqetësimit dhe reagimi i menjëhershëm i personave që nxitojnë për të ndihmuar.

Adoleshentja ka pësuar një plagë në këmbë dhe është trajtuar menjëherë nga ekipet mjekësore. Fatmirësisht, plagët nuk janë konsideruar të rrezikshme për jetën.

Ekspertët theksojnë se, ndonëse sulmet e peshkaqenëve janë të rralla, ato mund të ndodhin edhe në ujëra të cekëta kur këta grabitqarë afrohen pranë bregut.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim mes pushuesve dhe ka rikthyer debatin mbi sigurinë në plazhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE