
Qytetarët e Dhërmiut kanë denoncuar një hajdut serial, i cili vjedh markete dhe tabakino në zonë.
Sipas denoncuesve, ky është marketi i tretë që bie pre e vjedhjes në Dhërmi.
Nga pamjet filmike, autori shfaqet i veshur me doreza dhe kapuç, por fytyra e tij duket pjesërisht,
çka mund ta bëjë më të lehtë identifikimin nga policia.
Përveç vjedhjes së cigareve, alkoolit dhe vape-ve, autori ka shkaktuar edhe dëme materiale në biznes.
Qytetarët kërkojnë reagim nga policia dhe shtojnë se autori mund të identifikohet lehtësisht nga kamerat e sigurisë./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
