
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, janë dënuar me nga 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pasi u shpallën fajtorë për krime lufte.
Trupi gjykues i shpalli ata penalisht përgjegjës për vrasje të paligjshme, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar gjatë luftës në Kosovë. Kadri Veseli u dënua me 18 vite burg.
Ndërkohë, bien akuzat për krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, trupi gjykues konstatoi se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, një nga kushtet për cilësimin e veprimeve si krime kundër njerëzimit.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, deklaroi kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
