LAJME / E Mërkurë 16 Shtator 2026, 13:01

Protestuesit nuk mbahen/ Nisin tensionet jashtë Hagës, qytetarët hipin sipër makinës së policisë, disa persona arrestohen dhe…(Video)

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë dënuar sot në total me 81 vite burg.

Vendimi u prit me tensione të larta shumë pranë Hagës, ku nuk janë kursyer as furgonët e policisë së Gjykatës. Dy protestues kanë hipur mbi furgonin e policisë.

Pas këtij veprimi të dy protestuesve, policia në Hagë ka përdorur ujë për të shpërndarë turmën. Protestuesit kanë thirrur në kor në Hagë se vendimi është i padrejtë, ndërsa thonë se krimet në Kosovë i ka kryer Serbia.