LAJME / E Shtunë 26 Korrik 2025, 20:08

Grupi i strukturuar kriminal në trafikun e kokainës/ Në pranga dhe partneri i vajzës së Majlinda Bregut

Një tjetër operacion i gjerë i SPAK ka goditur një rrjet të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Në kuadër të këtij aksioni u arrestua Ermir Ndreaj, pronar i disa kompanive, përfshirë edhe atë me emrin Cinco. Ai u prangos në Palasë, teksa shijonte rrezet e diellit në një skaf luksoz. Pas arrestimit, policia ushtroi kontrolle në vilën e tij në jug dhe në një apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë.


Në të njëjtin operacion u arrestua edhe Klevis Hoxhosmani, i cili rezulton pronar i të paktën dy kompanive, njëra prej të cilave e regjistruar në Londër. Hoxhosmani është në lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, e njohur në rrjetet sociale për postimet nga jeta luksoze në qytete si Dubai dhe Monako.


Ai ishte personi që ajo e etiketonte si “dashuria”, megjithëse nuk kishte identitet publik – si shumë prej të ashtuquajturve “çunat e Dubait”. Në pranga përfundoi edhe vëllai i tij, Artur Hoxhosman, ndërsa në Elbasan u arrestua Ilir Lloshi. Ndërkohë, Erion Alibejt dhe Plarent Dervishaj iu komunikuan akuzat në paraburgim, ku ndodhen për vepra të tjera penale.


Gjatë operacionit të zhvilluar nga SPAK u sekuestruan orë të shtrenjta, makina luksoze dhe bizhuteri. Rasti ka risjellë në vëmendje një fenomen të përsëritur: vajzat që reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, jo rrallë herë, rezultojnë të lidhura me persona që përfundojnë në hetim apo arrestim për aktivitete kriminale. Teksa debati për privatësinë është i pranueshëm, nuk mund të mohohet fakti që shumë të rinj dhe të reja bien viktimë e këtij iluzioni luksi që ka për bazë botën e errët të krimit. Në vend të jetës së ëndërruar, ekspozimi ndaj këtyre lidhjeve sjell rrezik, ndëshkim dhe një rrënim që shpesh ndodh shumë vonë për t’u shmangur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE