LAJME / E Enjte 28 Maj 2026, 23:11

Gjykata sjell vendimin përfundimtar për Kobrën. Ja sa vite burg

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, i akuzuar për vrasjen e shtetasit nga Shqipëria në fillim të vitit 2023 në Prizren.

Përmes një njoftimi zyrtar të lëshuar këtë të enjte, Apeli bëri të ditur se ka refuzuar ankesat e mbrojtjes për pjesën më të madhe të aktgjykimit, duke lënë në fuqi dënimet edhe për bashkëpunëtorët e tij, me përjashtim të një ndryshimi të lehtë për të akuzuarin Roland Susuri.

Susuri ishte dënuar për tri vepra penale me dënim unik prej 7 vite duke përfshirë rrahje për të cilën ishte dënuar me 1 vit e gjashtë muaj, armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjashtë muaj dhe manipulim me prova 4 vite e gjashtë muaj.

Për Susurin, Apeli ka marrë vendim që të ja ndryshoj vetëm dënimin për veprën manipulim me prova, duke ja zbritur dënimin nga 4 vite e 6 muaj në 3 vite burgim. Kështu duke ja ndryshuar dënimin unik nga 7 vite burgim në 5 vite burgim unik.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special vetëm përkitazi me vendimin mbi dënimin për veprën penale manipulimi me prova nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së, ashtu që për këtë vepër penale të njëjtit i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve, ndërsa për tri veprat penale për të cilat është shpallur fajtor të akuzuarit R.S, i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve”– thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Nërsa për Arben Vezajn për pjesëmarrje në rrahje është vërtetuar dënimi me burgim prej 1 viti, edhe për Burim Mazreku është vërtetuar dënimi me burgim për manipulim me prova që i ishte shqiptuar në dënim me burgim prej 1 viti dhe Jesmir Badallajt i është vërtetuar dënimi nga Apelit për pjesëmarrje në rrahje dhe, armëmbajtje pa leje, për çka i ishte shqiptuar dënim unik 2 vite burgim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE