LAJME / E Premte 6 Shkurt 2026, 22:10

Gjykata Kushtetuese trondit Edi Ramën, merr vendimin e papritur ndaj Belinda Ballukut

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e qeverisë për të shpallur pezullimin e Belinda Ballukut si anti?kushtetues, pas një votimi 4 me 4.

Mosarritja e kuorumit bëri që kërkesa e kryeministrisë të mos pranohet, duke bërë që Balluku të mbetet e pezulluar nga detyra e Zëvendëskryeministres dhe të rrëzohet ankimimi i kryeministrit Rama.

Çështja e Belinda Ballukut ka marrë vëmendje pasi SPAK e pezulloi nga detyra e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, duke e akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që pezullimi të shpallet anti?kushtetues.

Çështja u bllokua në Kushtetuese për shkak të mungesës së shumicës së votave dhe presioneve politike, ndërsa vendimi përfundimtar u dha sot, pas mbledhjes prej 11 orësh të anëtarëve të gjykatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE