
Qytetarët e Serbisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e punës gjerman nga 1 qershori 2024, në kuadër të Rregullores për Ballkanin Perëndimor.
Kjo ndodh pasi Gjermania ka vendosur të dyfishojë numrin e vizave të punës për qytetarët e këtyre gjashtë vendeve, duke arritur në 50.000 në vit, të cilat do të lëshohen nga Agjencia Federale e Punës nga muaji qershor, raporton “Schengen VisaInfo”.
Rregullorja për vendet e Ballkanit Perëndimor ishte e kufizuar deri në fund të vitit 2023. Megjithatë, pas zhvillimit të Ligjit të ri për Imigracion të Kualifikuar, Gjermania ka vendosur të ndryshojë rregullat për këto shtetësi.
Sipas autoriteteve gjermane, regjistrimi për terminët e aplikimit do të vazhdojë të bëhet përmes sistemit të lotarisë, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve.
Ambasadat gjermane në këto vende kanë vendosur një sistem të përzgjedhjes mujore me short, ku përzgjidhen rastësisht kandidatët që do të kenë mundësi të caktojnë term për aplikim për vizë pune.
Aplikimi bëhet vetëm një herë dhe të dhënat nuk mund të ndryshohen apo transferohen te persona të tjerë. Kandidatët e përzgjedhur njoftohen nga autoritetet gjermane dhe më pas vijojnë procedurën e aplikimit për vizë pune.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të vitit 2023 rreth 76.000 qytetarë nga këto vende kishin leje pune në Gjermani përmes kësaj rregulloreje, që përbën një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.
Autoritetet gjermane theksojnë se kjo politikë ka për qëllim lehtësimin e punësimit të fuqisë punëtore të kualifikuar nga Ballkani Perëndimor dhe do të vazhdojë të zbatohet në kuadër të legjislacionit të ri për migracionin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
