LAJME / E Mërkurë 25 Mars 2026, 00:12

"Gjeniu i matematikës", Nil Kelmendi zë vendin e parë në Amerikë

Një nxënës nga Kosova, ka shkëlqyer në garat shkencore dhe të matematikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Nil Kelmendin, nxënës i klasës së tretë.Ai u rendit i pari në kategorinë “Best of the Best” në Matematikë dhe i treti në kategorinë “Best of the Best” në Shkencë në garën prestigjioze Neo Science Olympiad, e cila u mbajt nga 10 deri më 15 janar në Orlando.

Nili, nuk shkëlqeu vetëm në fazën finale, por tregoi konsistencë dhe nivel të lartë përgatitjeje gjatë gjithë procesit të garës.

Talenti u rendit i pari në të gjitha fazat parakualifikuese online, duke konkurruar me nxënës nga vende të ndryshme të botës dhe duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe talent të veçantë në fushat e matematikës dhe shkencës.

Suksesi i Nil Kelmendit, është një dëshmi e qartë se talenti, puna e vazhdueshme dhe mbështetja e duhur mund të sjellin rezultate të mëdha, edhe në moshë shumë të redo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE