
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Honduras, ku një influencere e re është gjetur e vrarë në rrethana të dhunshme.
Katerin Mejía Argueta, 20 vjeçe, e njohur në rrjetet sociale si Katy Mazorca, u gjet e pajetë në një zonë të izoluar, me plagë të rënda në qafë.
Ajo ishte raportuar e zhdukur nga familjarët një ditë më parë, përpara se trupi i saj të zbulohej pranë një plantacioni.
Sipas autoriteteve, tre persona janë arrestuar në lidhje me krimin, mes tyre edhe i dashuri i viktimës, i cili ka pranuar përfshirjen në ngjarje.
Në deklaratën e tij, ai ka pretenduar se ishte detyruar të kryente krimin nga një grup kriminal, i cili i kishte kërcënuar jetën.
Hetimet janë në vijim, ndërsa policia ka bërë të ditur se po ndjek disa pista për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
