
Edhe brekët kanë për t’i hequr, por vendim për Ballukun nuk do e japin kurrë!
Debati mbi vendimmarrjet e institucioneve të drejtësisë shpesh zhvendoset nga argumenti ligjor te perceptimi publik për guximin ose mungesën e tij. Në këtë klimë mosbesimi, çdo zvarritje apo hezitim interpretohet si presion politik. Kritikët e shohin këtë si simptomë të një sistemi që shmang përballjen me çështje të ndjeshme. Një prej zërave më të drejtpërdrejtë në këtë drejtim ka qenë edhe gazetari ekonomik. Më poshtë është statusi i plotë i Klodian Tomorri, i cili përdor një metaforë ironike për të komentuar situatën.
Gjykata Kushtetuese dhe historia e brekëve
Ka qenë një histori me një profesor fizike, që i merrte studentët një nga një në provim dhe u bënte një pyetje kështu:
Jemi në një tren që ecën me 60 km në orë. Brenda është shumë vapë. Çfarë do bësh ti?
– Do hap dritaren – përgjigjej studenti.
– Shumë mirë. Më gjej me çfarë shpejtësie hyn ajri në tren? – e pyeste profesori.
U mundua i pari, hiç. Kërciti 4-a ballit.
Shkoi studenti i dytë, prapë e njëjta histori. Dhe kështu njëri pas tjetrit. Kujt i vinte radha, hante 4-ën.
Një student kopil që nuk i kishte ardhur radha akoma, pyeti njërin që doli nga provimi: “Ore, çfarë pyetje të bëri?” Dhe ia tregoi ky.
E nejse, i erdhi radha këtij. Filloi profesori:
Jemi në një tren që ecën me 60 km në orë. Brenda është shumë vapë, çfarë do bësh ti?
– Do heq xhaketën, – i përgjigjet ky.
– Prapë është shumë vapë, – vazhdoi profesori.
– Do heq këmishën, – ia ktheu studenti.
– Ore merr vesh ti që nuk rrihet brenda, është tmerr vapë!
– Unë edhe brekët i heq, o profesor, – i tha ky – por dritaren nuk e hap kurrë.
Ja kështu është kjo punë. Këta të Gjykata Kushtetuese edhe brekët kanë për t’i hequr, por vendim për punën e Belinda Balluku nuk kanë për të marrë kurrë. Jo pa iu dhënë drita jeshile, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
