LAJME / E Diel 24 Maj 2026, 22:10

Fytyra të nxira dhe të vrenjtura: Muli dhe “profesori” nxijnë në fjalimin e “fitores” së Berishës

Sali Berisha u rizgjodh dje kryetar i PD-së në një proces që u cilësua qesharak nga shumëkush, duke qenë se kandidonte i vetëm, përballë vetes së tij.

Përtej kësaj, ai u bojkotua nga një numër i madh demokratësh, të cilët refuzuan atë që e konsideruan farsë zgjedhore.

Madje, edhe mes atyre që votuan, një pjesë shprehën revoltën përmes votave të pavlefshme dhe mesazheve thumbuese.

Aq i zbehtë dhe i dështuar dukej procesi, sa mjafton të shohësh këtë fotografi të Mul Noka-s dhe “profesor” Gjekmarkajt gjatë fjalimit të “fitores” së Berishës për të kuptuar atmosferën që mbizotëronte.

Fytyra të nxira e të vrenjtura, që duket sikur pasqyrojnë realitetin e një partie pa entuziazëm dhe pa shumë shpresë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE