LAJME / E Mërkurë 12 Nëntor 2025, 21:09

Furgonit shqiptar i shpërthen goma në Gjermani, raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë u shënua në autostradën A8 në Gjermani, në drejtim të Mynihut.

Një furgon nga Shqipëria po udhëtonte në korsinë e mesit kur i shpërtheu goma.

Furgoni VË devijoi djathtas dhe u përplas me një tjetër furgon Fiat.

Nga aksidenti mbetën të plagosur pesë persona, dy në furgonin shqiptar dhe tre në furgonin Fiat.

Të plagosurit nuk kanë marrë plagë të rënda.

Policia përllogarit se dëmi i shkaktuar nga aksidenti shkon në rreth 40 mijë euro./SYRI.net, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE