
Gazetari Robert Papa e ka përshkruar situatën politike në Shqipëri si një realitet autokratik të pakorrigjueshëm përmes votës dhe duke paralajmëruar zhvillime që mund të tronditin seriozisht pushtetin aktual. Sipas Papës, mekanizmi i largimit të Edi Ramës me anë të zgjedhjeve është praktikisht i pamundur, pasi kryeministri, siç shprehet ai, ka konsoliduar një kontroll total mbi institucionet dhe shumicën parlamentare.
“Mekanizmat për të hequr një delirant arrogant, prepotent si Rama me anë të votës është e pamundur. Ai i ka blerë të gjithë; ka 83 deputetë, të gjithë të stilit “Zeqine, Balla and Company”. Në qoftë se Partia Socialiste do ta donte atdheun, 15 veta do ta godisnin në parlament për ta larguar. A mund të ndodhë? A mund të ngjasë? Në qoftë se aleatët ndërkombëtarë do ta kërkojnë, unë besoj se po”, shprehet Papa.
Robert Papa sjell si shembull atë që e quan një transfertë prej 600 milionë dollarësh e Linda Ramës, gruas së kryeministrin në bankën “Abi Bank”, e realizuar përmes ishujve të parajsave fiskale dhe e përfshirë, sipas tij, në radarët e FBI-së amerikane. Papa e cilëson këtë element si tronditës dhe potencialisht destabilizues për pushtetin e Ramës, duke e lidhur me akuza për grabitje miliardash dhe përpjekje për të shitur interesa apo aksione në vende arabe. “Pa ndikimin e ndërkombëtarëve nuk shkunden regjimet diktatoriale, sepse regjimi diktatorial është në Shqipëri.
Lërini përrallat; ai ka blerë çdo gjë të huajt. Vetëm një transfertë e Linda Ramës në “Abi Bank” prej 600 milionë dollarësh, çka ka rënë në radarët e FBI-së amerikane në ishujt e parajsave fiskale, duhet t’i tronditë. Ai ka vjedhur miliarda dhe kërkon të shesë aksionet e tij ndaj bredh në vendet arabe. Por këtu i dinë të gjitha, kur media e djathtë i ka vënë epitete nga më të ndryshmet deri te “Noriega”, “Ramaduro”, shefi i Narkoshtetit. Por diplomatët që vijnë në Shqipëri duket se më shumë vijnë të vjedhin dhe – më falni për shprehjen – për seks, sepse ka dalë në dosjen e Epstein-it.
Ndaj mos i merrni seriozisht; fatin e Shqipërisë e vendosin shqiptarët. Figura si Rama janë programuar që në vitet ’90; e sollën urgjent nga Athina, e nxorën nëpër mitingje dhe nuk ishte rastësi që familja Hoxha spostoi Nanon në favor të tij. I ka shpërblyer me leje ndërtimi, pa diskutim. Unë kam besim tek SPAK sepse nuk kontrollohet as nga njerëzit që rrinë afër Trump-it. Me dy lëvizjet e fundit, ai ka marrë “oksigjen” duke blerë Kushner-in, Ivankën dhe duke arritur të mbajë një fjalim donkishotesk në parlamentin e Izraelit. Të jesh krahas Netanyahut në këtë kohë tregon që je i urryer; Netanyahu është kriminel lufte, ka vrarë fëmijë dhe ka një mandat arresti”, shprehet gazetari.
Papa deklaron se dosjet ndaj Edi Ramës janë masive dhe se interesat e sigurisë kombëtare amerikane nuk falin shkelje. Ai e përshkruan kryeministrin si të frikësuar, në panik dhe të rrezikshëm në fazat e fundit të pushtetit. “Rama ka një problem të madh, sepse ai Bordi i Paqes i Gazës doli si bord i turpit, sepse nuk është për Gazën. Trump ose njerëzit pranë tij kërkojnë të krijojnë një OKB të re, pasi OKB-ja ka dështuar. Dhe Rama nuk ka pse flet në parlamentin e hebrenjve për bordin; nuk je zot, nuk ke firmosur, teknikisht nuk je pjesë e tij. Ty ta falin francezët që kanë aq shumë dosje për ty poshtë urave; vetë kryetari i partisë tënde ka thënë që ke shitur ikonat në Francë. Mjafton për këtë të dënohesh dhe të shporresh. Ajo që ndodhi me Davosin është shuplaka e radhës nga rrethi i Donit.
Nuk pinë ujë përrallat që “ndenja me Ivankën”, mbas fustanit të saj, të cilën e talle te zyra me çorape dhe ajo i hoqi të gjitha fotot në mediat sociale. Fëmijët e llastuar të presidentit Trump janë një barrë e madhe për të. Trump ka filluar të pranojë që do të humbasë Kongresin në nëntor. Sipas Fox Neës, 56% do të votonin për demokratët dhe me humbjen e Kongresit fillojnë hetimet për fëmijët e llastuar. Do thoni ju që kjo e gëzon Ramën, se do të kthehet e majta e Sorosit. Ishte Biden dhe katër vjet nuk e priti, nuk e takoi as Kamala Harris, me gjithë lëvizjet me pagesat miliona dollarë. Ai synon një ftesë në Mar-a-Lago, por është e turpshme për Trump.
Shqiptarët kanë në dorë votat. Në qoftë se do të priste Ramën, do tallej e majta me të duke nxjerrë videon ku ai tallej me Trump. Por fjala që tha, që janë nja tre drejtues që nuk i shikoj me sy përpos Lukashenkos, Rama është kush tjetër? Ju i ndiqni protestat masive në Iran. Në Shqipëri duhet të bëjnë të njëjtën gjë: të ngrihen. Nuk besoj se Rama do të guxojë të vrasë njerëz, sepse efektivët e policisë dhe ushtrisë nuk e bëjnë këtë. Regjimet autokrate nuk ikin me votë. Unë kam thënë disa herë: duhet një Republikë e re. Duhet shkrirë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe ky Parlament; asnjë nga këta të mos jetë më.
Duhet një sistem i ri zgjedhor që Shqipëria të hyjë në rrugën e sipërmarrjes së lirë, jo të këtij kapitalizmi feudal si një ish-republikë ruse, dhe të mos kemi më në pushtet njerëz mediokër e kusarë. Nuk e shpëton dot Belinda Ballukun; je e frikësuar sepse në dosje ka fakte të tmerrshme dhe video ndaj teje. Ish-pastruesja e Athinës do të pastrojë dhe ty. Dosjet për Ramën janë masive. SHBA ka atë që quhet “Deep State” që për interesa të mëdha nuk falin, dhe Rama ka shkelur interesat e sigurisë kombëtare amerikane. Rama mund të shpenzojë miliarda, por nuk e shpëton dot sepse vetë Netanyahu ka probleme me drejtësinë.
Delirant, i frikësuar dhe në panik; në çastet e fundit ai bën çdo gjë. Ai drejton një bandë kusarësh. Pashë një “figurinë” si Spiropali, të cilën vetë e dërgoi në Vlorë ta turpëronte, sepse ka zëra se ajo kërkon postin e kryeministrit. Populli nuk i do as ata, sepse e shikojnë që një bandë dëbon miliona shqiptarë. E keqja në Shqipëri ka vetëm një emër: Edvin Rama. Mos u merrni me opozitën; kryesorja është zhdukja e kësaj autokracie që rrezikon sigurinë rajonale. Rënia në pesimizëm i shtyn jetën diktaturës. Unë në fytyrën e Ramës shikoj frikë. 10 shkurti duhet të tregojë se sa e fortë është opozita dhe se si shumica kërkon që Rama të largohet. Shqipëria meriton më mirë”, tha Papa ndër të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
