LAJME / E Shtunë 2 Maj 2026, 09:09

FOTO-LAJMI/ TMERR në Vlorë! Një person gjendetnë një prej kullave të vrojtimit në plazh i ...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një person është gjetur pa shenja jete në një prej kullave të vrojtimit në zonën e njohur si Plazhi i Vjetër.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka kryer vetëvarje, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit. Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm ata që kanë konstatuar trupin dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të japë detaje më të sakta mbi shkakun e vdekjes.

Autoritetet po punojnë për të hedhur dritë mbi këtë rast, ndërsa paraprakisht nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE