LAJME / E Shtunë 4 Prill 2026, 13:01

Fluks i lartë në doganën e Kakavijës, radha e automjeteve drejt Greqisë arrin 3 kilometra

Gjatë fundjavës, në doganën e Kakavijës është regjistron një fluks i konsiderueshëm i automjeteve dhe udhëtarëve që udhëtojnë drejt Greqisë.

Qindra automjete janë përballur me pritje të gjata në sportelet e doganës greke, ku radha ka arritur deri në 3 kilometra këtë të shtunë.

Shumica e udhëtarëve shkojnë drejt Greqisë për të festuar javën e Pashkës orthodokse, ndërsa një pjesë tjetër udhëton drejt Janinës për të kryer blerje, duke përfituar nga çmimet më të ulëta të mallrave.

Shtimi i kontrollit kufitar nga pala greke ka zgjatur kohën e pritjes. Autoritetet paralajmërojnë që gjatë javës së ardhshme, për shkak të festës së Pashkës orthodokse, dogana e Kakavijës do të përballet me një fluks edhe më të madh të udhëtarëve dhe automjeteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE