LAJME / E Diel 29 Mars 2026, 17:05

Fenomen i rralle, qielli behet papritmas i kuq

Një fenomen i rrallë ka ndodhur ditën e djeshme në Australi, ku një stuhi e fuqishme pluhuri, e shkaktuar nga cikloni tropikal Narelle, ka transformuar qiellin në ngjyrë të kuqe.

Ngjyrat e pazakonta u krijuan nga kombinimi i rërës së ngritur nga erërat e forta me dritën e diellit në perëndim, duke ofruar një spektakël.

Pamjet e publikuara nga banorët dhe turistët, veçanërisht në zonën e Parkut të Karavanëve Shark Bay, tregojnë se si rëra ka mbuluar gjithçka, ndërsa qytetarët përgatiten për të përballuar ndikimet e ciklonit.

Ndërkohë, stafi i parkut ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur: “Shumë e çuditshme jashtë dhe gjithçka është e mbuluar me pluhur. Nuk ka shumë erë ende. Shpresojmë të bjerë shi i mjaftueshëm për të larë të gjithë këtë pluhur”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE