LAJME / E Shtunë 8 Nëntor 2025, 20:08

FARUZA KALLABA, pilotja SHQIPTARO-AMERIKANE që mori pjesë në 30 aksione gjatë bombardimeve të NATO-së

Më 3 nëntor 1956, në Damask të Sirisë, lindi Faruza Kallaba, e bija e Haki Kallabës, me origjinë shqiptare, dhe e nënës ukrainase, Ana Senkijeviq.

Që në moshë të hershme, familja Kallaba u shpërngul nga Siria dhe u vendos në Çikago, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zonja Kallaba jeton edhe sot.

Gjatë ndërhyrjes 78-ditore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe ekonomike të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, Faruza Kallaba, si pilote me përvojë të gjerë, u dallua për kontributin e saj të rëndësishëm.

Ajo ishte gruaja e parë shqiptaro-amerikane që mori pjesë aktive në këtë operacion, duke kryer misione furnizimi me karburant në ajër për aeroplanët bombardues të NATO-s.

Përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të saj, Faruza Kallaba mbetet një emër i nderuar, që simbolizon guximin, vendosmërinë dhe krenarinë shqiptare në shërbim të paqes dhe lirisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE