LAJME / E Hënë 25 Maj 2026, 00:12

Çfarë shohin burrat së pari te një grua? Rezultatet e një ankete me 5,000 të anketuar kanë tronditur internetin.

Nëse keni menduar se linjat perfekte të trupit apo veshja provokuese janë elementet kryesore për përshtypjen e parë, shkenca jep një përgjigje ndryshe. Një studim i madh i realizuar me një mostër prej 5,000 burrash ka zbuluar se çfarë i lë ata më të impresionuar kur shohin për herë të parë një grua fizikisht tërheqëse.

Rezultatet janë mjaft befasuese dhe hedhin një dritë të re mbi psikologjinë mashkullore.

Edhe pse për dekada është menduar se format trupore janë vendimtare, të pasmet renditen vetëm në vendin e 8-të në listë. Edhe gjoksi, shpesh i konsideruar si një nga tiparet më të theksuara të tërheqjes, zë vetëm vendin e 3-të. Sipas të anketuarve, këto karakteristika vihen re, por nuk janë vendimtare për përshtypjen e parë “magnetike”.

Ndër elementët e tjerë të rëndësishëm përmenden flokët, pesha dhe stili i veshjes, të cilat sipas burrave tregojnë shumë më tepër për personalitetin sesa mendohej më parë.

Në vendin e dytë renditet buzëqeshja. Të anketuarit theksojnë se një grua që buzëqesh sinqerisht duket më e afërt, më e ngrohtë dhe dukshëm më tërheqëse se çdo “fytyrë e ftohtë”. Buzëqeshja është ajo që krijon dallimin mes tërheqjes fizike dhe dëshirës për njohje reale.

Në vendin e parë renditen sytë. Burrat konfirmojnë shprehjen e njohur se sytë janë “pasqyra e shpirtit”. Shikimi është elementi i parë që tërheq vëmendjen: ngjyra, thellësia dhe sinqeriteti i syve dominojnë mbi çdo tipar tjetër fizik.

Kjo listë nuk lidhet vetëm me estetikën, por edhe me energjinë që një grua përcjell. Sipas këtij studimi me 5,000 të anketuar, burrat kërkojnë më shumë se pamje fizike – ata kërkojnë kontakt, natyrshmëri dhe karizëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE