
Miqësia e shumë komentuar dhe e fortë mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Tako dhe Redon Berani, duket se ka lënë shumë pikëpyetje tek fansat, pasi dyshja nuk janë parë më bashkë apo duke u mbështetur publikisht si dikur, plot 7 muaj pas përfundimit të spektaklit.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Egli dhe Redon ndanë momente të veçanta, duke krijuar imazhin e një miqësie të sinqertë dhe të veçantë, e cila u komentua gjerësisht në rrjet.
Së fundmi, fansat kanë vënë re se dyshja nuk kanë pasur më dalje apo mbështetje publike për njëri-tjetrin, çka ka nxitur kuriozitetin mbi raportin aktual mes tyre. Megjithatë, ekziston një detaj që lë vend për shpresë: Egli dhe Redon vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Ky veprim tregon se lidhja mes tyre nuk është shuar plotësisht, por angazhimet e shumta profesionale dhe personale kanë bërë që takimet të jenë më të rralla.
Fansat po e interpretojnë këtë si një shenjë se miqësia ekziston ende, por në një formë më të rezervuar dhe larg syrit të publikut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
