LAJME / E Enjte 5 Shkurt 2026, 17:05

Familja shqiptare “u shua” nga rrjedhja e gazit! ja çfarë po u ndodh familjarëve në Shqipëri

Mbrëmja e djeshme rezultoi fatale për familjen me katër anëtarë të cilët humbën jetën për shkak të një rrjedhjeje monoksidi karboni, teska sot një ditë pas ngjarjes së rëndë familjarët e tyre janë shfaqur të tronditur thellë për ngjarjen e rëndë.

Kushëriri i Arti Kolës, ka treguar se lajmin e trishtrë e kanë marrë përmes televiuzorit, teksa ka treguar se i vëllai i kryefamiljarit të ndjerë lishte telefonuar por askush nuk hapte celularin, e më pas ai kishte telefonuar karabinierët të cilët kur kishin hyrë në shtëpi i kishin gjetur të vdekur.

“Kanë qenë familje e mrekullueshme. Zoti i prehtë të paqe. E morëm vesh nga televizori. I vëllai shkon i binte telefonin dhe nuk e hapnin. Ka shkuar me policinë dhe i kanë gjetur te vdekur. Akoma nuk na besohet. Tezes i kanë thënë vetëm për djalin, për 3 të tjerët nuk i kanë treguar. Tragjedia më e madhe që na ka ndodhur”, thanë familjarët për Report Tv.

Kujtojmë se viktimat e kësaj tragjedie janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre: Hajdari, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika, 15 vjeç. Ndërkohë, personi i pestë i përfshirë në ngjarje, vëllai i kryefamiljarit, mbeti i lënduar dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital. Sipas autoriteteve italiane, ishte pikërisht vëllai i kryefamiljarit ai që ngriti alarmin, pasi familja nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike.

Pasi mbërriti në banesën trekatëshe dhe nuk mori asnjë përgjigje, ai së bashku me dy oficerë të karabinierëve, hynë me forcë brenda. Aty aty u përballën me një skenë të tmerrshme, ku katër anëtarët e familjes u gjetën të pajetë, të shtrirë në dysheme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE