
Pasditen e sotme, mes lotësh e dhimbjesh familja Foniqi nga Malisheva e Kosovës, i jep lamtumirën e fundit vajzës së tyre 25-vjeçare e cila dyshohet se u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, që thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Me zemër të thyer e një dhimbje që nuk ka shërim, familja Foniqi ka njoftuar se pasditen e sotme në orën 18:00, në varrezat e Lagjes Foniqi, do të mbahet ceremonia mortore për të renë.
“Miq, shokë e dashamirë, Ju njoftojmë që varrimi i më të dashurës sonë, Jetlirës, bëhet sot me datë 24.08.2026, në orën 18:00, në varrezat e Lagjes Foniqi. E pikëlluar, Familja Foniqi” shkruhet në reagimin e bërë nga kushëriri i Jetlirës, Flamur Foniqi.
Të pikëlluar, familja Foniqi ka hapur sot dyert e mortit. Vetëm pak ditë e ndanin familjen Foniqi nga zgjerimi i familjes, pasi vajza e tyre Jetlira ishte në pritje të ëmbël. Në momentin tragjik e reja, siç dhe kemi raportuar, ishte në javën e 34-të të shtatzënisë.
Një lumturi e cila zgjati vetëm disa muaj, ku familja Foniqi dhe Bytyqi mezi prisnin ardhjen në jetë të bebushit të çiftit të ri, Jetlira dhe Egzon, u përmbyll në mënyrën më tragjike të mundshme, me vdekjen e nënës së re së bashku me foshnjën që pritej të vinte në jetë.
Ngjarja merr përmasa më tragjike, pasi deri më tani autoritetet vendase dyshojnë se autori i ngjarjes së rëndë është bashkëshorti i Jetlirës, Egzon Bytyqi, i cili në një gjendje të rënduar psikologjike dyshohet t’i ketë marrë jetën nënës së fëmijës së tij dhe këtij të fundit. Pas vrasjes së të resë, që dyshohet të jetë kryer nga Egzoni, ky i fundit qëlloi me armë zjarri veten dhe aktualisht raportohet se është në luftë për jetën në spital.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Foniqi për humbjen tragjike të vajzës së tyre., do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
