LAJME / E Hënë 24 Gusht 2026, 16:04

Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzënë e vr*rë në dhomën e gjumit

MALISHEVË — Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift i ri u qëllua me armë zjarri brenda dhomës së tyre të gjumit.

Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën 25-vjeçarja, e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë, ndërsa bashkëshorti i saj 26-vjeçar po lufton për jetën në gjendje kritike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:20. Forcat e rendit, pas njoftimit për të shtëna, mbërritën menjëherë në banesë, ku gjetën çiftin e plagosur rëndë. Të dy u transportuan me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Përkundër përpjekjeve intensive të ekipeve mjekësore, e reja mbërriti pa shenja jete në spital. Ndërkohë, bashkëshorti i saj iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe vijon të jetë nën kujdesin intensiv mjekësor, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Autoritetet vijojnë hetimet intensive nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht rrethanat, dinamikën dhe motivet e kësaj tragjedie familjare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE