LAJME / E Hënë 24 Gusht 2026, 12:12

I merret jeta gruas shtatzene shqiptare

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Malishevë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Sipas asaj që mediat kosovare raportojnë mësohet se një grua shtatzënë ka humbur jetën, ndërkohë që një tjetër shtetas, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Fatkeqësisht gruaja e cila ishte në pritje të ëmbël dhe në javën e 34 të shtatzanisë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, ndërkohë që burri ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Teksa ai është duke luftuar për jetën në sallën e reaminacionit, policia e Kosovës është duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje. Deri më tani nuk dihet as identiteti i viktimës dhe as të plagosurit, si dhe nuk janë bërë të ditura as shkaqet që mund të kenë çuar në këtë tragjedi.

Për më shumë detaje pritet një reagim zyrtar nga autoritetet kosovare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE