LAJME / E Enjte 9 Prill 2026, 14:02

Sulmet në Liban, Irani mesazh SHBA-së: Zgjidh mes armëpushimit ose luftës përmes Izraelit

Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zgjedhin mes armëpushimit të arritur ditën e djeshme dhe vazhdimit të luftës përmes Izraelit.

Deklarata e deklaratë e Araghchit vjen pas një serie sulmesh izraelite në Liban.

Me anë të një postim në platformën X, Araghchi theksoi se kushtet e përcaktuara në armëpushimin dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit janë “të qarta”.

“Kushtet e armëpushimit Iran-SHBA janë të qarta dhe eksplicite: SHBA-të duhet të zgjedhin – armëpushim ose vazhdim të luftës përmes Izraelit. Nuk mund t’i kenë të dyja.

Bota i sheh masakrat në Liban. Topi është në fushën e SHBA-së dhe bota po shikon nëse ajo do të veprojë sipas angazhimeve të saj”, shkroi ai,

Araghchit bashkëngjiti gjithashtu njoftimin e armëpushimit nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, duke theksuar se Sharif kishte deklaruar se marrëveshja do të përfshinte edhe Libanin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE