LAJME / E Diel 16 Nëntor 2025, 15:03

Ek*plozivi ndaj biznesmeneve, arrestohet Jeton Lami, shok i Martinajt, e rende cfare dyshohet

Një nga personat e arrestuar lidhur me shpërthimin e tritolit në Kamëz është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami. Ai ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se grupi i goditur, i cili dyshohet se vendosi lëndën shpërthyese në biznesin në Kamëz një ditë më parë, ka qenë i përfshirë më parë në raste gjobëvënieje.

Gjithashtu, dy kunetërit ndaj të cilëve u vendos tritoli dyshohet se mund të kenë qenë pjesë e këtij grupi kriminal.

Burimet shtojnë se mund të ketë pasur përplasje mes anëtarëve të grupit, dhe shpërthimi në biznesin e tyre mund të ketë qenë një formë gjobëvënieje, me vlerë rreth 500 mijë euro, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE