
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të nisë sezonin e ri të podcastit të tij “Flasim” me disa ndryshime që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Në podcastin e tij të parë për sezonin e ri, Edi Rama duket se nuk është në rolin e moderatorit por të intervistuarit.
Përballë gazetares Rudina Xhunga, kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur të flasë për temat më të bujshme të këtij viti, duke nisur që nga ishulli i Sazanit, Zvërneci, e deri te politikanët socialistë, me në fokus kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili duke qenë se ështb paraburgim prej më shumë se dy vitesh, kryeqyteti ka mbetur “pa kokë”.
Referuar videos së shpërndarë në rrjet nga vetë Rama, lë të kuptohet se intervista e dyshes është goxha e gjatë, pasi kryeministri ndryshe nga zakonisht, është përgatitur për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të shumta. Duke nisur intervistën me batuta, Rama fillimisht ndalet te çështja e cila ka ngritur peshë shqiptarët, ishullin e Sazanit, për të cilën thekson se ai nuk ka shitur tokat e Shqipërisë.
“Ata nuk po blejnë ishullin. Ata as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishull do të jetë pronë e Republikës së Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë” thekson Rama.
Më tej kryeministri ndalet dhe te puna e SPAK,. për të cilën thekson se ka gabuar duke përdorur mediat duke baltosur njerëzit të cilët ka marrë nënë akuzë për çështje të tilla.
“Kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata të cilët do të merrte nën akuzë. Kjo nuk bëhet. Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh. Prokurori bashkë me një gjykatës u bashkuan bashkë në një dhomë dhe vendosën që të bëjnë kryeministrin, parlamentin dhe presidentin. Unë këtë s’mund ta pranoj” vijon më tej reagimi i Ramës.
Duke vijuar më tej, te situata aktuale e bashkisë Tiranë për të cilën thekson se “zemra ” e Shqipërisë është pa kokë, Rama e cilëson këtë si një eksperiment social.
Në përmbyllje të videos së shpërndarë ditën e sotme, e cila tregon fragmente nga intervista e plotë, Rama nënvizon se pushteti është një kafshë e përbindshme e cila ka tjetërsuar goxha burra. Ndërsa theksoi sërish se kur të dorëzojë karrigen, atëherë socialistët e qytetarët do të kenë shpëtim nga ai.
“Pushteti është një kafshë e përbindshme, ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra. Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai do të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë e kapërcej pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni nga unë” tha kryeministri.
Edi Rama: Ti do i bësh vërtet 300 pyetje sot?
Rudina Xhunga: Jo, unë kam vetëm hallin që ata më shohin kështu si…
Ka qenë një krim i mandatuar dhe një nga dy ekzekutorët është një njeri plotësisht i njohur për mua, të dy e dinim. Ata nuk po blejnë ishullin. Ata as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishull do të jetë pronë e Republikës së Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë.
Kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata të cilët do të merrte nën akuzë. Kjo nuk bëhet. Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh. Prokurori bashkë me një gjykatës u bashkuan bashkë në një dhomë dhe vendosën që të bëjnë kryeministrin, parlamentin dhe presidentin. Unë këtë s’mund ta pranoj.
Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social, politik dhe ekonomik ky që një kryeqytet të drejtohet pa kokë. Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme, ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra. Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai do të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës.
Edi Rama: Në momentin që unë e kapërcej pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni nga unë.
Rudina Xhunga: Mos më shko në fund se do të të pyes, kemi akoma pyetje.
Si do ta vlerësonit mënyrën se si u menaxhua sezoni turistik këtë vit?
Ka ende shumë për t’u përmirësuar
Nuk kam një vlerësim të qartë
