LAJME / E Mërkurë 18 Mars 2026, 10:10

Edhe gjermania kunder Trump: "Nuk eshte lufta jone dhe nuk e kemi filluar ne"

Ndërsa Donald Trump shpërtheu: “NATO, veproni TANI ose ju lë të gjithëve!”, ministri gjerman Boris Pistorius u përgjigj prerë:
“Një gjë është e sigurt, mund ta them për Gjermaninë.

Jemi të gatshëm të garantojmë diplomatikisht kalimin e sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, nuk do të ketë asnjë pjesëmarrje ushtarake. Kjo nuk është lufta jonë dhe nuk e kemi nisur ne.

Të gjithë ndajmë objektivin për t’i dhënë fund këtij regjimi të mullahëve, por çfarë pret Donald Trump që dy fregata europiane të arrijnë në Ngushticën e Hormuzit që marina e fuqishme amerikane nuk mund ta bëjë vetë? Kjo është pyetja që i bëj vetes.”
Përkthimi i nënkuptimit:


Ju e keni nisur këtë luftë pa u konsultuar me partnerët e tjerë, dhe tani ju takon juve të merrni përgjegjësinë dhe të gjeni zgjidhje që të mos dëmtojnë më tej të tjerët.
Dhe pastaj lind natyrshëm një pyetje:


A është ky i njëjti Trump që kërkon ndërhyrjen e partnerëve të NATO-s, ai që prej muajsh mburret me fuqinë e madhe ushtarake amerikane në gjithë globin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE