
Një aksident me makinë dhe biçikletë ndodhi herët në mëngjesin e së dielës në Anatoli të Janinës
pranë kufirit me Shqipërinë, ku viktimë mbeti një 31-vjeçar.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, pak pas orës 1:10 të mëngjesit, një makinë
u përplas me një biçikletë në rrugën 3 Shtatori, në zonën e Anatolisë. Çiklisti 31-vjeçar u plagos për vdekje në përplasjen e rëndë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë viktimës dhe pa njoftuar autoritetet.
Policia Rrugore e Janinës po kryen hetime për të identifikuar mjetin dhe drejtuesin e përfshirë në aksident, duke shqyrtuar të gjitha provat e disponueshme nga zona, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
