LAJME / E Diel 23 Mars 2025, 13:01

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari i njohur sportiv

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Prej kohësh, Demi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot humbi betejën. Lajm i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Saimir Demi do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij 30-vjeçar në gazetarinë sportive, për respektin që impononte kudo dhe për batutën e tij të mprehtë.