LAJME / E Shtunë 16 Maj 2026, 00:12

E tmerrshme ne oret e vona te nates, ngjarje e rende ne rruget e Shqiperise! Mesohet se nje 17 dhe 18 vjecar kane…

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Elbasan, ku dy të rinj të moshës 17 dhe 18 vjeç kanë mbetur të lënduar.

Sipas qytetarit që ka denoncuar ngjarjen në redaksinë tonë, në timon ndodhej 18-vjeçari, i cili kishte marrë patentën vetëm dy

ditë më parë. Dyshohet se automjeti ishte marrë pa lejen e motrës së tij, ndërsa lëvizja e pakujdesshme ka bërë që ai të

humbasë kontrollin, duke shkaktuar përplasjen e mjetit.

Përplasja ka sjellë dëme materiale, ndërsa dy të rinjtë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, një i ri që ndodhej në zonë ka ndërhyrë duke i transportuar me automjet drejt spitalit, ku kanë marrë

ndihmën e parë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ngre sërish shqetësimin për drejtimin e automjeteve nga shoferë të rinj dhe të papërvojë, si dhe për rastet kur mjetet përdoren pa autorizimin e pronarëve një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë dhe që rrezikon seriozisht jetën në rrugë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE