
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është miratuar vazhdimi i mbështetjes financiare për mjekët që ushtrojnë profesionin e tyre vetëm në institucionet publike shëndetësore.
Vendimi synon të forcojë sistemin publik të shëndetësisë dhe të vlerësojë përkushtimin e personelit mjekësor që qëndron i angazhuar ekskluzivisht në këtë sektor.
Sipas njoftimit të ministrisë, masa pritet të shërbejë si një shtysë shtesë për mjekët që të vazhdojnë karrierën e tyre në institucionet publike,
duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët. /PodujevaSot
