LAJME / E Martë 22 Shtator 2026, 15:03

Deputeti socialist prek me dedikimin ndaj vajzës për 35 vjetor: Ke pasë kosto të lartë prej meje si politikan, por ta dish mirë që fëmijët e tu do...(foto)

Fadil Nasufi, deputet i PS në kuvend ka zgjedhur rrjetet sociale për ti dërguar një mesazh e një letër të ndjerë vajzës së tij Ina me rastin e 35 vjetorit të ditëlindjes së saj.

Ina është bërë mami e dy fëmijëve tanimë, por deputeti, që më herët ka shërbyer edhe si kryetar i bashkisë së Beratit, thotë se ai më shumë nuk ka qenë prezent në jetën e saj, sesa ka qenë, për shkak të detyrimeve publike që ka pasur, dhe që ka zgjedhur që fëmijët të mos i ekspozojë për opinionin publik.

E dashur Ina! Sot -35 vjetorin e ditëlindjes tende ne prindërit e tu e festojmë me lumturinë e pakufishme qe ti sot je një bashkëshorte e devotshme e Marios dhe NENE e dy fëmijëve: Gregut dhe Michelle duke përjetuar dhe dëshmuar ligjësinë e jetës së një fëmije është një dashuri qe behet e dukshme dhe se fjalët e prindërve për dashurinë ndaj fëmijëve marrin kuptim kur bëhesh vet prind! Unë krenohem me ty, sepse je vetvetja, dhe gjithçka ne këta 35 vjet e ke arritur me pune, me ambicje, me sedër, me përkushtim dhe me rezultate te dukshme profesionale.

Për shkak te funksioneve te mia publike e ke pasur disi te largët prezencën time te përditshme dhe ke mare edhe kostot e etiketimit tim si politikan, sepse shoqëria jonë nuk ka asnjë skrupull dhe kaosit moral nuk i shpëtojnë as fëmijët, imazhi i të cilëve, shpeshherë, rëndohet për shkak të prindërve.

Përkundrazi, unë kam pasur privilegjin e një vajze qe me është bërë krah hershem dhe është rritur pranë meje edhe si një këshilltare e vyer. Ne rrjedhat e jetës, sado qe kohet kane ndryshuar ne raportet prind-fëmije -nuk kemi nevoje te shpikim ,por te zbatojmë postulatet dhe ligjësitë e jetës se: “Fëmijët e tu kanë më shumë nevojë për praninë tënde sesa për dhuratat e tua.” dhe se “Trashëgimia më e mirë që një prind mund t’u lërë të bijve, është pak nga koha e vet çdo ditë” Këtë detyre e ka bere me mire MAMI LULI! Unë do ti kompensoj “borxhet” tek Gregu dhe Michelle! Edhe +100 vite te gëzuara plot drite e bekime!