LAJME / E Martë 22 Shtator 2026, 11:11

Çfarë po ndodh në vend? Dy vi*tima brenda pak orësh, në Golem vd*s turisti belg, në Tiranë një 36-vjeçar

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur brenda pak orësh në vend, ku dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se një 36-vjeçar në Tiranë ka kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit.

Ndërkohë, në Golem, viktimë ka mbetur një turist belg. Edhe ai ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i trtë i një hoteli.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota dhe shkaqeve që mund të kenë shtyrë dy viktimat drejt aktit të rëndë.
Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 22.09.2026, rreth orës 07:30, në Allias, shtetasi G. S., 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Kavajë/Informacion paraprak- Më datë 21.09.2026, rreth orës 20:00, në Golem, shtetasi belg B. T., 48 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.