LAJME / E Shtunë 25 Prill 2026, 14:02

E RËNDË/ U largua nga banesa tre ditë më parë, gjendet e pajetë gruaja

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum.

Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të informacionit të dhënë një ditë më parë për largimin e saj nga banesa, sot rreth orës 09:00, shtetasja V. B., 73 vjeçe, është gjetur e pajetë në ujërat e lumit Osum.

Nga të dhënat paraprake rezulton se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa më datë 22.04.2026.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me largimin nga banesa të shtetases V. B., 73 vjeçe, ju bëjmë me dije se sot, rreth orës 09:00, në lumin Osum, në fshatin Gradishtë, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policiado t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE