
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë. Ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit Rajonal të Vlorës, duke shkaktuar alarm dhe prani të menjëhershme të policisë në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, një 33-vjeçar është qëlluar dy herë me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar. Pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në repartin e kirurgjisë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mjekët bëjnë me dije se 33-vjeçari ka marrë plagë nga goditjet me thikë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga stafi mjekësor. Deri tani nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi gjendjen e tij, ndërsa pritet një njoftim më i plotë nga autoritetet shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për të kuptuar motivet e këtij sulmi, i cili dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit.
Policia ka marrë në pyetje disa persona që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe po verifikon kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorin dhe për të dokumentuar të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë plagosje me thikë që ndodhi pranë Spitalit Rajonal të Vlorës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
