LAJME / E Mërkurë 4 Shkurt 2026, 13:01

E RËNDË/ Humbet gjurmët PAPRITUR bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka rrëmbyer...

Humbet gjurmët një bari nga fshati Mezhgoran në Tepelenë, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Ylli Dine, 65 vjeç, është denoncuar si i humbur nga familjaret e tij 3 ditë më parë, pasi ka humbur çdo kontakt me njerëzit e tij të dashur.

Fill pas denoncimit në polici, kjo e fundit është vënë në kërkim të tij.

Momentalisht po ndërmerret aksion kërkim-shpëtimi në lumin Vjosë, pasi 65-vjeçarit i është gjetur kërraba dhe velenxa anës bregut të Vjosës, çka ka nxitur dhe thelluar dyshimet që mund të jete hedhur në ujërat e rrëmbyeshme të Vjosës.

Policia e Gjirokastrës është në vendngjarje në kërkim të trupit të 65-vjeçarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE