
Një ngjarje tragjike ka tronditur Kroacinë, ku një nxënës 9-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt me një copë krofne gjatë pushimit në një shkollë fillore në Velika Gorica.
Sipas mediave kroate, incidenti ndodhi gjatë pushimit mësimor, kur fëmija po konsumonte një krofne dhe dyshohet se një copë e madhe i bllokoi rrugët e frymëmarrjes.
Mësuesit reaguan menjëherë, duke i ofruar ndihmën e parë, thirrur urgjencën dhe nisur procedurat e reanimimit. Sipas mjekes Sanja Kos nga Shërbimi i Urgjencës së Zagrebit, fëmija kishte humbur ndjenjat dhe kishte ndaluar frymëmarrjen para mbërritjes së ekipit mjekësor.
“Fëmija ishte bërë blu në fytyrë, nuk reagonte ndaj thirrjeve apo prekjes, nuk merrte frymë dhe zemra nuk i rrihte. Ne vazhduam reanimimin, por më vonë u konstatuan shenja të vdekjes”, deklaroi mjekja.
Sipas saj, reanimimi zgjati rreth 45 deri në 50 minuta, fillimisht nga mësuesit dhe më pas nga ekipet e urgjencës. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha për ta shpëtuar, mjekët u detyruan të konfirmonin vdekjen e fëmijës.
Mjekja theksoi se rastet e mbytjes nga ushqimi janë të rralla, por mund të jenë fatale nëse nuk reagohet menjëherë me ndihmën e duhur të parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
