LAJME / E Mërkurë 4 Shkurt 2026, 19:07

E rëndë në vend/ Sherr në një lokal, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Një konflikt në një lokal në Korçë ka degraduar me plagosje me thikë.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se autori është një 17-vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar.

Sipas të dhënave mësohet se 34-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa kishte mbërritur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi.

Shkak i konfliktit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm. Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE