
Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç.
Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori.
29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
