
Një 17-vjeçare ka denoncuar në komisariatin e policisë në Kombinat, se është abuzuar seksualisht nga një 23-vjeçar.
Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim të riun dhe po punon për kapjen e tij. Po ashtu në njoftimin theksohet se po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Ende nuk dihen detajet e plota në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin M. C., 23 vjeç, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare, se më datë 14.04.2026, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit, si dhe për verifikimin e kallëzimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
