LAJME / E Enjte 16 Prill 2026, 17:05

E rëndë/ Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim gruaja në Tiranë

Një shtetase e huaj është shpallur në kërkim nga policia shqiptare, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj të mitur në një spital në Tiranë, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë dhe mirëqenien e të miturit.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve dhe opinionit publik, ndërsa institucionet përkatëse kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet fjalë për një shtetase me inicialet M. Ch., ndaj së cilës kanë nisur veprimet procedurale nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Këta të fundit po ndjekin të gjitha pistat e mundshme për të bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së saj dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se fëmija i mitur ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe strukturave përkatëse të shërbimeve sociale, të cilat po sigurojnë trajtimin dhe mbrojtjen e nevojshme për të. Hetimet vijojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat që çuan në këtë akt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE